ORA po afron për realizimin e profecisë së radhës?
ישוע הוא אלוהים Jezusi është Perëndi
Ai ... do ta mbyllë dhe askush nuk do ta mund ta hapë. Isaia 22:22
Dhe dera u mbyll. Mateu 25:10
Marrja e besimtarëve në ajër, janë dy mundësi të realizimit të profecisë së radhës, kjo duke u bazuar në rikrijimin i kombit të Izraelit në vitin 1948 (Mateu 34:32-34 & Jeremia 24 , Joeli 1:6-7, + 70 vjeç (Psalmi 90:10) = 2018-7 vjet mbretërim i antikrishtit njeri = 2011, ose 1948 + 80 vjeç = 2028 - 7 = 2021? Ngelet për të pritur Zotin, para mbretërimit të Antikrishtit si një lider i nevojshëm, që i duhet domosdosmërisht botës për shkak të kaosit dhe kolapsit ekonomik.
Një gjë është e sigurtë sepse ora po afron: kur Perëndia e mbyll derën, ajo qëndron e mbyllur. Tek Zbulesa 3 dhe 7 thuhet se Ai “mbyll dhe askush nuk hap”. Kur Noeu hyri në arkë bashkë me familjen e tij, “Zoti i mbylli brënda” Zanafilla 7:16. Në atë kohë në tokë kishte njerëz me famë, Zanafilla 6, por askush prej tyre nuk guxoi ta hapte derën me forcë. “Erdhi përmbytja dhe i zhduku që të gjithë” Luka 17:27.
Perëndia do ta mbylle derën e hirit së shpejti, ashtu siç mbylli derën e arkës, dhe askush nuk do ta hapë përsëri. Gjate natës së errësirës morale do të ofshëtije një thirrje: “Ja, po vjen dhëndri”, i dilni para!” Mateu 25:6.
Ata që janë gati si pasojë e pranimit të Jezus Krishtit për Shpëtimtarin e tyre, ata do të merren lartë, ose ngrihen në qiell për të qenë me Të përgjithmonë. Besimtaret që kanë vdekur, do të ngrihen dhe ata që janë ende gjallë, do të ndryshojnë trupat. Të gjithë do të ngrihemi një ditë, si ai që është vdekur, ashtu dhe ai që do të jetë gjallë në atë periudhe kohe, sepse do të na thërrasë për mos takuar Atë. Pastaj dera e hirit do të mbyllet dhe kush thërret :”Po ju them se nuk ju njoh”, Mateu 25:11-12.
Dera e hirit ka qenë e hapur për 2008 vjet. Tani a ke hyrë ti nëpër të? Mund ta kesh kaluar gjithë jetën afër asaj e prapëseprapë ke qëndruar përjashta. Mos prit derisa të jetë tepër vonë! “Ja pra koha e pëlqyer ndaj ditës e shpëtimit është tani për ty i dashur lexues! Çfarë po pret akoma?
Natyra jonë mëkatarë e vërtetë dhe pasojat e mosbesimit ndaj Perendisë
Pse lejon Perëndia që të lindin luftëra herë pas here? Në fund të fundit, njerëzit e pafajshëm janë ata që humbin jetën. Pse ka uri, nga e cila vdesin dhjetëra mijëra veta, varfëri, kushte të këqija, trazira dhe sëmundje në rritje e sipër? Këto janë pyetje që bëjnë shpesh njerëzit që e trajtojnë Perëndinë sikur të ishte Infermiere fëmijësh. Për sa kohë punët shkojnë mirë, ata janë të kënaqur. Megjithatë, nëse ndodh diçka, fajin e ka Infermierja, pavarësisht nëse është apo nuk është fajtore. Sa veta normalisht nuk duan t’ia dine kurrë për Perëndinë! Prapëseprapë, për çdo katastrofe fajësohet Ai. “Ne qofte se ekziston, si mund ta lejoje një gjë te tille?” Kjo pyetje nuk lihet kurrë pa u bëre si nën zë ashtu dhe publike.
Në këtë çështje nuk do të ecim përpara po të mos kërkojmë arsyen e vërtetë për të gjitha këto trazira që kanë ndodhur e mund të ndodhin, ndoshta me të rënda se çka dëgjuar veshi e parë syri ynë. Ndihmë mund të marrim vetëm te Shkrimi i Shenjtë, Fjala e Perëndisë Bibla. Shkaku i mjerimit të njeriut është mëkati. Rënia e njeriut në kopshtin e Edenit krijoi një hendek midis atij dhe Perëndisë, i cili është i shenjtë dhe i drejtë, kështu që nuk mund ta duroj dot mëkatin. Larg pranisë së Perëndisë, njerëzimi u largua gjithmonë e më shumë nga Perëndia.
Kaini e kreu vrasjen e parë nga xhelozia. Qysh atëherë historia e njeriut është njollosur me gjakderdhje.”Mjerë ata, sepse kanë marrë rrugën e Kainit” Juda 11. Ato nuk i çoi Perëndia në atë rrugë, por ndërgjegjja e tyre e rënduar. Sepse Romaket 3:15-17 shpjegon qarte natyrën tone:“këmbët e tyre janë te shpejta për te derdhur gjak, në udhët e tyre ka rrënim dhe gjëmë; dhe nuk e kanë njohur udhën e paqes”.
Qysh nga rënia përmes mëkatit, njerëzimi ka qenë në sundimin e Satanit që e joshi. Pamvaresisht nga gjithë përparimi ynë, duhet ta pranojmë se ndodhemi në një humnerë dështimi njerëzor. Në sferat politike, shoqërore dhe fetare vërejmë një prirje të tatëpjetë. Etja për fuqi dhe para, lakmia dhe smira i kanë dhënë fund paqes midis kombeve dhe gjëndjes së sigurisë e të rregullt për jetesë normale. Njeriu është duke shkallmuar pengesat e fundit në çështjet seksuale, sepse ka rënë në një moçal mëkatesh të ndyra, si në kohën e Noes. A e dini se si do të përfundojë kjo punë? Bibla e bën shumë të qartë se zanafilla është zemra e njeriut, jo në rrethanat e jashtme. “Por ti, për shkak të ashpërsisë sate dhe të zemrës së pamenduar, po mbledh për veten tënde zemërim për ditën e zemërimit dhe të zbulesës së gjykimit të drejtë të Perëndisë, që do ta shpaguaje secili sipas veprave të tij” Romaket 2:5-6.
Fjala e shenjtë dhe e pagabuar e Perëndisë, Bibla është burimi ynë i vetëm i të dhënave të sigurta për të ardhmen e çdo njërit prej nesh. Ajo nuk na premton përmirësim të kushteve, pasi njeriu nuk është i gatshëm të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Perëndisë. Kjo do të kërkojë që të gjithë, duke përfshirë të gjithë të vdekurit, do të dalin një ditë para Gjykatësit të të gjithë botës, Jezus Krishtit. Po pastaj? Atëherë do të ketë një ndarje të përjetshme nga Perëndia në vëndin e vuajtjeve, në Ferr.
Tani rruga e Perëndisë për shpëtim është e hapur për të gjithë. Cilido që shkon tek Jezus Krishti është i sigurtë në përjetësi. Jezus Krishti ka thënë: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta” Gjoni 14:6. Prandaj i dashur lexues duhet ta marrësh më me seriozisht planin e shpëtimit që Jezusi kreu për ju në atë kryq, që ne të besojmë në Të dhe të ecim sipas Fjalës së tij.